Shkon në 2 389 numri i të vdekurve, sa viktima dhe raste të reja me covid u regjistruan 24 orët e fundit

Shqipëria

Shkon në 2 389 numri i të vdekurve, sa viktima dhe raste të reja me covid u regjistruan 24 orët e fundit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:50
Ilustrim

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 118 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat