Këshilli i Atlantikut uron Ramën për fitoren: Mezi presim të punojmë me qeverinë, të çojmë përpara integrimin

Shqipëria

Këshilli i Atlantikut uron Ramën për fitoren: Mezi presim të punojmë me qeverinë, të çojmë përpara integrimin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:45
Edi Rama

Këshilli i Atlantikut ka dërguar një mesazh në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes tij e uron për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mes të tjerash, në mesazhin e nënkryetarit, Damon Wilson thuhet se Këshilli i Atlantikut mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re dhe opozitën në të mirë të integrimit europian të Shqipërisë.

“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë.

Ekipi i AC Europe dhe Balkans Forward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat