“Mego-operacioni i blerjes së votës!”- Sali Berisha publikon videon: 40 mln euro u shpërndanë brenda pak ditësh në Durrës

Shqipëria

“Mego-operacioni i blerjes së votës!”- Sali Berisha publikon videon: 40 mln euro u shpërndanë brenda pak ditësh në Durrës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se zgjedhjet e 25 prillit i “ekzekutuan” para votimit pas një mega-operacioni të blerjes së tyre.

Duke shpërndarë një video, Berisha thotë se në kundërshtim flagrant me ligjit, buxheti i shtetit shpërndau 40 mln euro në kontot bankare të qytetarëve të Durrësit dhe jo vetëm brenda pak dotëve para votimeve.

Postimi i Berishës: 

Zgjedhjet e lira te ekzekutuara para votimit!

Megooperacioni blerja te votes!

Ne kundershtim flagrant me ligjin direkt nga buxheti i shtetit u derdhen 40 milion euro ne kontot bankare te qytetareve te bashkise se Durresit dhe bashkive tjera te demtuara nga Termeti.

Gazetaret investigativ Klodian Tomorri Aranita Brahja kane zbuluar operacionin me te madh te blerjes se votes me parate e thesarit te shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat