Rama publikon pamjet fantastike nga shëtitorja e re e Sarandës

Shqipëria

Rama publikon pamjet fantastike nga shëtitorja e re e Sarandës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:24
Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga Saranda, qytet i cili së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje të thellë.

Rama ka publikuar foto nga shëtitorja, që është një ndër pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar

Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës, e cila ka marrë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne do të përfundojë plotësisht në 15 maj të këtij viti.

Shëtitorja do të kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.

Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat