Hesapet nuk i keni vetëm me shqiptarët, por edhe me Zotin!

Shqipëria

Hesapet nuk i keni vetëm me shqiptarët, por edhe me Zotin!

Nga: Ilir Çumani Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:48
Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali

Rrofshi e qofshi ju Nuselalet e Rilindjes Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali & Co...!

Të gjithë shqiptarët, tashmë ju njohin dhe e dinë fare mirë se mjerimi dhe zhvatja që ju bëhet atyre, me anë të të cilave keni instaluar në këtë vend një sistem të tërë manipulativ, është një industri shtet me një makineri të frikshme propagandistike 3 D, e drejtuar nga një sekt kriminal që assesi nuk ka lidhje me një forcë reale politike dhe progresiste të një të majte evropiane.

E gjitha kjo që ju keni bërë dhe po bëni në kurriz të shqiptarëve, duke manipuluar përmes patronazhistëve turmat e dëshpëruara dhe të pashpresë, ka një fytyrë të dukshme dhe të qartë, e ka edhe një emër; atë të sistemit tuaj të lëtyrosur dhe të korruptuar!

La edhe më la drejt fitorjjjeeeeve edhe më të mëdha në grabitjen e shqiptarëve përmes formulave korruptive dhe manipulative të blerjeve të mandateve në zgjedhjet që do pasojnë...

Ta gëzoni timonierin sfidant, idhullin tuaj, liderin ballkanik me tepsinë e babëzisë...!

Ju kujtoj se Latinët e Vjetër e kanë një shprehje filozofike që thotë: “Pushtetin dhe paranë të gjithë e dëshirojnë.., por kur ato përfitohen në mënyrë të padrejtë, nuk janë jetëgjatë...” Tashmë, hesapet nuk i keni vetëm me shqiptarët, por edhe me ZOTIN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat