Numëruesit e parë me Covid-19, Brataj: Në mes të majit pritet rritje e rasteve. Variantin indian po e ndjekim hap pas hapi

Shqipëria

Numëruesit e parë me Covid-19, Brataj: Në mes të majit pritet rritje e rasteve. Variantin indian po e ndjekim hap pas hapi

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:08
Brataj

Në mesin e muajit maj pritet të ketë një rritje të numrit të të infektuarve  me covid 19 .

Tubimet por edhe mos respektimi i masave anticovid nëpër  qendra votimi apo KZAZ ku u numëruan votat nën euforinë  e mbështetësve të subjekteve politike pas respektuar aspak masat pritet  të ndryshojë  situatën e epidemiologjike.

Madje burime të Top Channel thonë se këto ditë kanë rezultuar pozitiv me covid disa  numërues.  E ndërkohë rritja e shifrave ka nisur.

Ndonëse vaksinimi në Shqipëri ka ecur me ritme të kënaqshme ,nuk kanë munguar edhe infektimet e atyre që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinimit.

Por ndërsa Evropa është alarmuar nga mutacioni indian,  Brataj thotë se gjithçka po ndiqet hap pas hapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat