Shehu: PS u ka premtuar atyre që do t'i jepnin votën se do tu lejojë...

Shqipëria

Shehu: PS u ka premtuar atyre që do t'i jepnin votën se do tu lejojë...

Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:00
Tritan Shehu

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti i dalë nga 25 prilli, Tritan Shehu u shpreh se nuk duhet fokusi te kritikat ndaj lidershipit të PD-së, por te shkeljet e rënda të procesit zgjedhor.

Sipas Shehut, duhen lënë pas emocionet dhe mllefet personale të kolegëve që janë më të nxehur me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër.

Shehu: Unë kam një vërejtje për kolegët kritikë, pasi duhet të fokusohemi te procesi zgjedhor dhe problemet që dolën. Kështu do të dalin shkeljet e rënda të votës dhe demokracisë. Ky është elementi ku duhet të fokusohemi të gjithë. Faktet janë të shumta dhe tronditëse. Të dalim nga emocionet dhe mllefet personale që unë i konstatoj në disa kolegë që janë më të nxehur me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër.

Shehu theksoi se dosje për krimet zgjedhore po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave.

Shehu: Institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë duhen sqaruar për ato që ndodhën në procesin zgjedhor. Unë jam në Gjirokastër dhe po përgatisim një dosje me deformimet e këtij procesi për t'ia çuar qendrës. Dosje të tilla po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojnë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave publike. Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën.

Shehu: Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën. Disa ditë më parë pamë një Ramë shumë ndryshe që u paraqit si një lepurush i butë, sepse mbi të  rëndon pesha e deformimit të demokracisë.

Shehu shtoi Rama pas zgjedhjeve u paraqit si një lepurush i butë duke pretenduar se nuk shkel ligjet dhe nuk bën krime elektorale.

Shehu: Jam i sigurt që këto denoncime të forta do të kenë reagimin e duhur dhe më pas do të ketë aksione për të mos e lënë të degradojë demokracinë shqiptare. Ne disa ditë më parë pamë një Ramë shumë ndryshe që u paraqit si një lepurush i butë, sepse rëndon pesha e deformimit të demokracisë. Mbi të rëndon një krim moral, por edhe penal. Prandaj u paraqit si një lepurush i butë duke pretenduar se nuk shkel ligjet dhe nuk bën krime elektorale.

Shehu përfundoi duke thënë se në qarkun e Gjirokastrës PD-ja kishte një rritje prej 7%, edhe pse ka rënë popullsia për shkak të largimeve masive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat