Alarmon Boiken Abazi, nga 3 vota, potecialisht 31 vota në Bërzhitë - Bashkia Tiranë

Shqipëria

Alarmon Boiken Abazi, nga 3 vota, potecialisht 31 vota në Bërzhitë - Bashkia Tiranë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:21
Boiken Abazi

Drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka folur pas publikimit të pamjeve filmike nga qendrat e numërimit në Tiranë.

Ai tregoi se mbrëmë morëm nga KQZ-ja një pjesë të konsiderueshme të pamjeve filmike nga Qendrat e Numërimit për Qarkun Tiranë, ku kam kandiduar si i pavarur. Sot, një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë ( 8 ) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë.

Sipas tij gjetjet e ekipit janë domethënëse, si në vijim:

Votat e raportuara nga KQZ-ja për 8 Qendrat e Votimit të Njësisë Administrative Bërzhitë për kandidaturën time janë në total 3.

Boiken Abazi, tha se në ndërkohë, nga monitorimi i ekpit të aktivistëve i pamjeve filmike për 8 Qendrat e Numërimit del që:

• 2 vota të tjera për kandidatin e pavarur kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal.

• 21 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS. 

• 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD. 

• 1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD. 

*** Kjo do të thotë se nga 3 vota, potecialisht në Bërzhitë numri i votave tona mund të ketë qenë 31. 

Në vijim do të gjeni tabelën përmbledhëse të të dhënave të monitorimit, si dhe fotografitë për të gjithë fletët e votimit të sipërpërmendura. Këto fotografi nuk janë publikuar më herët dhe i kemi marrë nga pamjet filmike të KQZ-së. 

Është tejet e rëndësishme që e vërteta të zbulohet për atë që ka ndodhur. Krimi elektoral duhet ndëshkuar! Njësia administrative Bërzhitë, e përzgjedhur prej nesh në mënyrë rastëore, dëshmon se ka patur një deformim të votës dhe shkelje të rënda ligjore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat