Kapshtica vazhdon të jetë e mbyllur, ndalohet hyrja në Greqi deri në 14 maj

Shqipëria

Kapshtica vazhdon të jetë e mbyllur, ndalohet hyrja në Greqi deri në 14 maj

Më: 3 maj 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur, të paktën deri në 14 maj.

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë, përmes kësaj pike kufitare nuk do të lejohet as për dy javët e ardhshme.

Njoftimi:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat