Krerët e lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Shqipëri

Shqipëria

Krerët e lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Shqipëri

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Krerët më të lartë të komandës ushtarake amerikane për Evropën dhe Komandanti Suprem i NATO-s po qëndrojnë në Shqipëri për t'i nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri të hënën ka zbarkuar Gjenerali Tod Wolters, komandanti i komandës evropiane të Amerikës, njëherësh komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali Jeffrey Harrigian, që komandon forcat ajrore amerikane për Evropë dhe Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Image

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, të tre gjeneralët amerikanë me katër yje, kanë ardhur në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes së koduar me emrin DefenderEurope 21, që është njëherësh është edhe stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Trupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, rreth 28,000 forca të SHBA-së dhe 26 vendeve të tjera anëtare të NATO-s, do të kryejnë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi, nisur nga Baltiku dhe Afrika deri në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit.

Pjesëmarrëse dhe njëkohësisht nikoqire e kësaj manovre, që ka për qëllim përgjigjen e shpejtë dhe të koordinuar ndaj një situate krize, është edhe Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Manovra e NATO-s "Defender 21" ndodh në kohën kur marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë të tensionuara./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat