Mark Marku debaton ashpër me Maznikun: Do ta shikoni… Ja paralajmërimi i deputetit të PD-së

Shqipëria

Mark Marku debaton ashpër me Maznikun: Do ta shikoni… Ja paralajmërimi i deputetit të PD-së

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:32
Mark Marku dhe Arbjan Mazniku

Kandidati fitues i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka debatuar sot me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur në emisionin “Opinion” Mark Marku iu drejtuar Maznikut duke i thënë se do t’ju nxjerrë populli si lecka, si hajdutë nga zyrat. Drejtuesi politik i PD në Lezhë theksoi edhe një herë se zgjedhjet janë vjedhur duke paralajmëruar se koha e vjedhjes nuk do të jetë e gjatë.

Replikat

Marku: Do tu marrë populli do tu nxjerrë si lecka, si hajdutë nga zyrat. Do u përzërë populli si hajdutë nga zyrat se kështu e meritoni.

Mazniku: Populli ua dha verdiktin me votë.

Marku: Me votën që e bletë ju.

Mazniku: Në qoftë se keni një fije urtësi uluni dhe shikoni rezultatin.

Marku: Urtësi që të durojmë hajdutët. Urtësi që të durojmë vjedhjet tuaja.

Mazniku: Të kuptoni pse njerëzit ju dhanë atë vlerësim dhe atë përqindje. Shikoni brenda vetes tuaj!

Marku: Kjo është një fjali që e përsërisni të gjithë si papagaj, ndërkohë që vidhni, vidhni.

Mazniku: Nuk do tju besojnë njerëzit kurrë.

Marku: Edhe ju do ta shikoni sa të gjatë do e keni kohën e vjedhjes. Do ta shikoni se çfarë do merrni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat