Zgjedhjet /KQZ miraton nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqe

Shqipëria

Zgjedhjet /KQZ miraton nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqe

Më: 3 maj 2021 Në ora: 23:04
Ilirian Celibashi

Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqe.

Sipas njoftimit të KQZ, mbledhja do të zhvillohet  nesër në orën 15:00, ku dhe pritet të miratohet tabela për rezultatin e votimit nw 11 qarqet e vendit, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Konkretisht KQZ do të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën.

Takimi me drejtuesit e PD, Basha: Nuk mund të njohim një proces zgjedhor si ai i 25 prillit

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike diten e Marte, dt. 04.05.2021 ne oren 15:00. 

Rendi i dites:

Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

2. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

3. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

4. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

5. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

6. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

7. Projektvendim "Për miratimin e tabelës për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021";

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat