Kujt ia mori votat Tom Doshi? Ish-kreu i KQZ analizon strategjinë e PSD në zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Kujt ia mori votat Tom Doshi? Ish-kreu i KQZ analizon strategjinë e PSD në zgjedhjet e 25 prillit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 22:55
Denar Biba

Ish-kreu i KQZ, Denar Biba tha në emisionin Ilva Now se Partia Social-Demokrate në zgjedhjet e 25 prillit ka dalë me një strategji të qartë, duke u përqendruar në dy baza ku mendonte se mund të merrte më shumë vota, Shkodër dhe Tiranë, por duke kandiduar edhe në qarqe të tjera në mënyrë që t’i përshtatej sistemit.

Sipas tij, në Tiranë PSD ka marrë më shumë vota të LSI, ndërsa në Shkodër dhe rrethe më shumë vota të PS.

“Në këtë rast PSD, duke synuar të mbledhë vota vetëm në zona kur shihte potencial në Shkodër, ku kanë bazën dhe po tentonin edhe Tiranën, duke tentuar edhe qarqet e tjera sepse do të synonte 1 për përqindëshin. Intuita më thotë se në Tiranë PSD duhet të ketë marrë vota të LSI, po edhe të PS. Në qarqet e tjera vota të PS dhe LSI, ndërsa në Shkodër, humbja e mandatit nga PS dhe 2 mandatet e PSD, votat që mungojnë tek PS kanë shkuar të PSD”, shpjegoi z. Biba.

Për kryeredaktorin e lajmeve në Euronews Albania, Mentor Kikia analizimi i situatës sa i përket PSD në këto zgjedhje duhet të jetë më realist. Sipas tij, në rastin e PSD nuk po flasim për një parti politike, ndaj fitorja e saj nuk duhet parë si fitore e një partie, por si fitore e një individi, Tom Doshit.

“E dimë të gjithë çfarë ishte PSD, një mbetje politike me një kryetar që e kishte reduktuar në një partizë dhe në një moment e dorëzoi, se me çfarë e këmbeu s’e dimë dhe u mor në dorëzim nga një deputet i PS që nuk trashëgoi asgjë social-demokrate. PSD s’ka asnjë anëtar. Në Shkodër ka rrënjët, bazën deputeti Doshi. Duhet të ndajmë Doshin me rrethin e tij nga një parti që s’ka asnjë bazë politike apo sociale. Nuk është fitore e një partie, por e një individi”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat