Erla Mëhilli: PD dështoi të sillte frymën e ndryshimit për shkak të sjelljes politike të gjithë viteve në opozitë

Shqipëria

Erla Mëhilli: PD dështoi të sillte frymën e ndryshimit për shkak të sjelljes politike të gjithë viteve në opozitë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:33
Erla Mëhilli

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli tha  se humbja nga PD e 4 qarqeve të mëdha Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier tregon se PS i ka ruajtur fort pozitat në këto qarqe, ndërsa opozita nuk ka ditur ta materializojë pakënaqësinë popullore në kutitë e votimit.

Sipas znj. Mëhilli, nëse opozita donte të krijonte frymën e ndryshimit duhet ta kishte bërë këtë me qarqet Tiranë dhe Durrës.

Kjo mosarritje tha ajo, nuk mund t’i atribuohet vetëm dy muajve fushatë, por sjelljes politike të gjithë viteve në opozitë nga Partia Demokratike.

“Opozita në gjithë këto vite ka pasur vetëm rënie, i vetmi moment rritjeje janë këto zgjedhje, por duke e bërë krahasimi me 2017 që ishte viti më i zi për PD dhe përsëri është minus 60 mijë vota nga 2013, që gjithashtu ishte një vit i vështirë.

Fillon që nga reforma territoriale, marrëveshja me PS, koalicioni me LSI me të cilën PD u bashkua 2-3 muaj pas një fushate kundër LSI, djegia e mandateve, lënia e bashkive. PD ka risjellë në shtëpi votuesit e vet, por nuk ia ka dalë”, u shpreh znj. Mëhilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat