Koronavirusi në Shqipëri, tre të vdekur në 24 orët e fundit

Shqipëria

Koronavirusi në Shqipëri, tre të vdekur në 24 orët e fundit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 42 persona pozitivë me koronavirus nga 2707 testime të kryera.

Ndërkohë janë shëruar 1011 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat