Dorëhiqet gjyqtari Tomor Kullloli, çon në KLGJ dy kërkesa. Kërkon dalje në pension të parakohshëm

Shqipëria

Dorëhiqet gjyqtari Tomor Kullloli, çon në KLGJ dy kërkesa. Kërkon dalje në pension të parakohshëm

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:51
Tomor Kullloli

Tomor Kullolli, gjyqtari pranë gjykatës së Elbasanit, ka dhënë dorëheqjen duke shfaqur pëlqimin për tu larguar vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë.

“Ora News”, mëson se gjyqtari Kullolli, i përfolur nga policia e Shtetit dhe kryeministri Edi Rama, për pushimin e çështjes penale, kundër Florenc Çapjas, ka depozituar kërkesën në sekretarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kërkesa për të mos qënë më pjesë e sistemit të drejtësisë, është depozituar në fullim të muajit shkurt 2021.

Por pa kaluar 1 muaj nga kjo kërkesë, gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullolli ka hequr dorë nga vendimi për tu tërhequr vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Mirëpo çuditërisht në 15 mars 2021, Kullolli paraqet një kërkesë të dytë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësië, duke shfaqur vullnetin që të dalë në pension ta parakohshëm dhe jo të largohet plotësisht dhe pa të drejtë page nga sistemi.

“Ora News” mëson se kërkesa e dytë e gjyqtarit Tomor Kullolli, mbështetet në argumentin se në 25 mars 2021, gjyqtari mbush moshën 61-vjeç dhe sipas tij ligji parashikon për daljen në pension të parakohshëm. Kjo kërkesë e dytë, për të dalë në pension të parakohshëm, ende nuk është marrë në diskutim nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësor.

Një tjetër provë që besohet se ka shtyrë gjyqtarin Kullolli të japi dorëheqjen me qëllim daljen para kohe pension, është dhe fakti se këtij gjyqtari i ka shkuar raporti i vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.

Me largimin e Tomor Kullollit, gjykata e Elbaasnit tashmë mbetet me 9 gjyqtarë, duke sjellë një vështirësi në përballimin e fluksit të gjykimeve dhe njëkohësisht shkrirjen e plotë të seksioneve.

Kjo pasi dosjet gjyqësore që janë në proces dhe që gjykohen nga gjyqtarët e larguar, shpërndahen tek gjyqtarët e tjerë duke shtuar ngarkesën. Jo më larg se një javë nga kjo gjykatë, u largua me vendim të KPK-së gjyqtari Ramazan Avdiu për arsye të mos justifikimit të pasurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat