Operacioni “Shkëmbimi”, shkon në 5 numri i të arrestuarve, kapet 20-vjeçari

Shqipëria

Operacioni “Shkëmbimi”, shkon në 5 numri i të arrestuarve, kapet 20-vjeçari

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:21
Lezhë

Ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Shkëmbimi”. Policia njofton se është ndaluar një 20-vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh. dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ”Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rrëshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat