Në betejë me Covid/ Mjeku nga Lezha: Beteja me sëmundjen, edhe kur humba nënën

Shqipëria

Në betejë me Covid/ Mjeku nga Lezha: Beteja me sëmundjen, edhe kur humba nënën

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:54
Doktor Edmond Zefi

Doktor Edmond Zefi ka qenë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid 19, prej kur pandemia u përhap në vendin tonë.
Sfida më e madhe për bluzat e bardha është qëndresa deri në fund .

Korridoret e spitalit në Lezhë për muaj më radhë, kanë qenë të mbushur plot me pacient, të cilët prisnin përgjigjet nëse janë të prekur me virus, ndaj dhe doktor Mondi tregon se ka qenë një situatë tejet e vështirë.

Prej 18 vitesh, ushtron profesionin e mjekut, ndërsa e ndan jetën mes spitalit dhe banesës së tij dhe koha e lirë ka vite që është e pakët për të, ndaj dhe me modestinë që e karakterizon thotë se jeta ndërthuret mes kujdesit për pacientët, duke lënë ndonjëherë vetëm dhe njerëzit e dashur.

Sot, kur vendi duket se është drejt fitimit të kësaj beteje, ai ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm, ku kryefjalë është respektimi i masave

Se fundmi, stafi i imazherisë janë vlerësuar nga urdhri i infermierit të Shqipërisë, si ekipi më i mirë për kontributin e dhënë gjatë periudhës së Covid 19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat