Vrasja e Tauland Gjikaj, vetëdorëzohet në polici njëri nga autorët e dyshuar

Shqipëria

Vrasja e Tauland Gjikaj, vetëdorëzohet në polici njëri nga autorët e dyshuar

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:55
Tauland Gjikaj

Skerdian Gabrani, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes Tauland Beqirajt alias Tauland Gjikaj më 3 Mars 2021 në Vlorë, është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës.

Klan News raporton se Gabrani është vetëdorëzuar sot pas kontrolleve policore dhe negociatave me autoritetet blu.

Skerdian Gabrani është personi i dytë që vihet në pranga për ngjarjen e rëndë. Kujtojmë se ditën kur ndodhi vrasja, u arrestua edhe Hans Jonuzi, njëri nga 3 autorët e dyshuar të përfshirë.

Gjikaj ka qenë duke ecur në trotuar kur në anë të rrugës ndaloi një makinë tip Ford nga e cila dolën dy persona, ndërsa shoferi qëndroi brenda. Personi i parë i foli dhe iu afrua Tauland Gjikajt duke e ndaluar. Duket se ata njiheshin me njëri-tjetrin.

Teksa ishin duke biseduar për disa sekonda, pas autorit të parë vjen një person i dytë i cili mbante poshtë xhupit një kallashnikov. Në moment ai hapi zjarr menjëherë ndaj Tauland Gjikajt duke e qëlluar me automatik nga distancë e afërt. 31-vjeçari mbeti i vdekur për shkak se plumbat i prekën organet vitale.

Pas vrasjes, 3 autorët u larguan menjëherë me automjetin që i priste në anë të rrugës. Pak minuta më vonë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar. Ai është 44-vjeçari Andi Jonuzaj, i cili përdor edhe emrin Hans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat