U kap me 123 mijë paund në furgonin që erdhi nga Anglia, ky është 21-vjeçari që u vu në pranga në Portin e Durrësit

Shqipëria

U kap me 123 mijë paund në furgonin që erdhi nga Anglia, ky është 21-vjeçari që u vu në pranga në Portin e Durrësit

Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:55
Olsi Sefolli

Policia ka sekuestruar 1 milion paund cash në portin e Durrësit.

Media ka siguruar fotot të 21-vjeçarit Olsi Sefollit, shoferi i furgonit që vinte nga Anglia, ku u sekuestruan më shumë se 123 mijë paund.

21-vjeçari u banues në Hamallaj, u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Image
Olsi Sefolli

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i furgonit, Olsi Sefolli ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për paratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat