Studentët e Fakultetit Ekonomik letër ministres Kushi: Përgjysmoni tarifat e vitit akademik, s'kemi qenë në auditore

Shqipëria

Studentët e Fakultetit Ekonomik letër ministres Kushi: Përgjysmoni tarifat e vitit akademik, s'kemi qenë në auditore

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:38
Fakulteti Ekonomik

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës i kanë dërguar një letër ministres së Arsimit, zonjës Evish Kushi ku kërkojnë përgjysmimin e tarifave të këtij viti akademik, ku mësimi është zhvilluar online.

Ata shprehen se gjatë gjithë vitit nuk kanë qenë prezentë në auditore dhe janë detyruar të paguajnë për të siguruar aksesin në interent.

Letra e plotë:

"Drejtuar: Znj, Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Duke marrë shkas nga një njoftim i bërë publik në faqen e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lidhje me mandat-pagesat e tarifave të studimit, konstatojmë se ky është një njoftim i nxituar dhe i pakonsultuar për mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.

Nisur nga kushtet në të cilat shkoi ky vit mësimor, ne e shohim të udhës që tarifat e studimit të të dyja cikleve të studimit Bachelor dhe Master të përgjysmohen pa dallim për të gjithë studentët.

Këtë kërkesë ne e bazojmë dhe argumentojmë duke sjellë në vëmendje cilësinë e shërbimit të mësimdhënies online. Për ne është e papranueshme që të paguajmë tarifa të plota studimi, për një vit akademik kur:

1- Shumë familje u prekën ekonomikisht nga pandemi, duke humbur edhe punën e tyre. Në mungesë të të ardhurave, bëhet e pamundur pagesa e plotë e tarifës së studimeve.

2-Gjithë vitin akademik nuk kemi qenë në auditore dhe jemi detyruar të paguajmë paketa interenti për të patur akses në mësimin online, dhe përsëri ka qenë e pjesshme.

3- Krahasimisht me procesin mësimor në auditore, mësimi online ka qenë diskriminues dhe i paplotë.

Bazuar në argumentet e parashtruara më sipër ne kërkojmë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me instancat e tjera të Arsimit të Lartë përgjegjëse për administrimin e buxhetit  të bëjnë të mundur përgjysmimin e tarifave të studimit për të dyja ciklet Bachelor dhe Master për këtë vit akademik.

Në pritje të përgjigjes tuaj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat