Prokuroi i çështjes "Pjerin Xhuvani" kalon vettingun, nuk iu konstatuan probleme

Shqipëria

Prokuroi i çështjes "Pjerin Xhuvani" kalon vettingun, nuk iu konstatuan probleme

Më: 20 maj 2021 Në ora: 20:25
Pamje nga takimi

Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu u konfirmua në detyrë nga ana e komisionit të pavarur të kualifikimit, këtë të enjte.

Në një seancë dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë, KPK bëri me dije se Shehu duhej të justifikonte një shumë prej 129 mijë lekësh në një transaksion mes anëtarëve të familjes dhe 1.4 ml lekë nga blerja e një apartamenti.

Vetë prokurori e argumentoi këtë bilanc si pasojë e mos-llogaritjes së kursimeve dhe të ardhurat e nënës së tij. Alfred Shehu është prokuror i çështjes së vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Emri i tij u lakua nga Partia Demokratike për kontradikta mes deklarimeve ne lidhje me  ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat