“Sali Berisha nuk mund të krahasohet me Tom Doshin”, gazetari Sina flet për vendimin e DASH: Mund të revokohet vetëm …

Shqipëria

“Sali Berisha nuk mund të krahasohet me Tom Doshin”, gazetari Sina flet për vendimin e DASH: Mund të revokohet vetëm …

Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:25
Beqir Sina

Gazetari Beqir Sina ka zhvilluar një intervistë për Fax News këtë të enjte drejtëpërsëdrejti nga Amerika për të analizuar vendimin e DASH që shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata.

Duke e quajtuar një nga politikanët më popullorë dhe më të dashur në SHBA, Sina theksoi se Berisha nuk mund të krahasohet me politikanë të nivelit më të ulët si përshembull Tom Doshi, prandaj dhe ky lajm ka bërë shumë bujë.

Sipas gazetarit, vendimi mund të revokohet dhe Berisha mund të lëvizë përsëri në SHBA, por vetëm me administratën e ardhshme të Amerikës dhe jo me këtë aktuale sepse ka nevojë për kohë.

Ai më tej ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke thënë për këtë të fundit se ka lobuar në SHBA kundër Sali Berishës dhe familjes së tij.

Intervista:

Berisha? Është një nga politikanët më popullorë dhe më i dashur këtu në SHBA. Nuk është njëlloj si përshembull po të marrim Tom Doshin. Nuk është njësoj si në rastin e një politikani më të ulët. Jo të ulët po shumë më të ulët.

Jehone? Në Shqipëri edhe politizohet shumë. Kam parasysh këtu zgjedhjet e fundit në SHBA. Mënyra si i komentojnë ngjarje kaq të mëdhaja këtu në SHBA gjithmonë i shumë me politizim në SHqipëri. Nuk është në dobi të ecjes përpara me reformat në dobësi kjo gjë.

Mundesi per shfuqizim? Ky vendim mund të revokohet, të skadojë në përputhje me ligjin e SHBA. Kjo merr një kohë, ndoshta me kalimin e kësaj administrate, me kërkesë të një përfaqësuesi të SHBA. Kjo mund të ndodhë me një administratë tjetër, me këtë administratë vështirë se ndryshon. Mund të zgjasë 1 vit ose 2 vjet. Informacioni që ka ardhur mund të hidhet poshtë dhe të vërtetohet pavarësia. Berisha ka të drejta si ccdo qytetar tjetër të vizitojë SHBA, në rast se ndodh kjo.

Mazhoranca ? Mos të harojmë këtu lobimin që ka bërë mazhoranca deri më tani këtu në SHBA kundër Berishës dhe familjes së tij. Lobimi që i është bërë këtu nga mazhoranca me anë të lidhjeve, si përshmebull me Matthew Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat