“Lufta” për ujin e Sinecit, banorët përplasen me policinë, lëndohet njëri prej tyre

Shqipëria

“Lufta” për ujin e Sinecit, banorët përplasen me policinë, lëndohet njëri prej tyre

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:41
Protesta

Rezistenca e banorëve të fshatit Lumas në Kuçovë për të mbajtur burimin e Sinecit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Gjithçka ndodhi ndërsa banorët tentuan të pengojnë mjetet e firmës që po kryen punime. Në atë moment nga ndërhyrë policia dhe raportohet se një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital .

Më pas banorët kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë.

Banorët kundërshtojnë shfrytëzimin e ujit të burimit për një Ujësjellës të ri në Bashkinë e Kuçovës pasi sipas tyre projekti është bërë pa praninē e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese, ku kjo e fundit ka filluar punimet.

Banorët shprehen se nuk lejojnë tu marrin ujin pasi ai është i vetmi burim që i mban në këtë zonë dhe kjo do të shënonte fundin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat