“Ishte manovër fantastike”, ish-ministri merr në mbrojtje Berishën, befason me deklaratën për padinë ndaj Blinken

Shqipëria

“Ishte manovër fantastike”, ish-ministri merr në mbrojtje Berishën, befason me deklaratën për padinë ndaj Blinken

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:48
Sali Berisha

Kundërpërgjigjen e Sali Berishës me padi në gjykatën franceze, Besnik Mustafaj e cilësoi si manovër fantastike. Ai foli edhe për avokatin, duke theksuar se ai është ndër më të mirët dhe nuk merr kurrë përsipër një çështje nëse nuk është 50% i sigurt që do e fitojë. Në rastin e pagesës, Mustafaj u shpreh se mund ta bëjë edhe falas për shkak të reklamës që mund të ketë nga përmasat e çështjes.

Ai theksoi se fakti që Blinken e ka publikuar vendimin në Twitter mund të merret si qëndrim personal i vet sekretarit amerikan.

“Është fantastike manovra e Berishës. Unë e njoh sa sedërli është ai. Sa lëndohet dhe sa bëhet sulmues kur mendon se është prekur atje ku nuk duron dot. Ka zgjedhur një nga avokatët më të mirë të botës dhe padyshim nga më të shtrenjtët.

Dhe nuk futej nëse nuk ishte 50% i sigurt që do e fitonte çështjen. Duke pasur parasysh që në Paris të sulmohet sekretari i shtetit është reklamë. Dhe mendoj se ai mund ta bëjë edhe falas sepse ai ka bërë disa çështje të rëndësishme dhe jo deri te sekretari i shtetit. Sepse Blinken e ka publikuar te Twitteri privat dhe përkthehet si qëndrim personal. Familja është e shenjtë në Francë”, deklaroi Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat