Klosi plas deklaratën e fortë, zbulon prapaskenat e padisë së Berishës ndaj Blinken

Shqipëria

Klosi plas deklaratën e fortë, zbulon prapaskenat e padisë së Berishës ndaj Blinken

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:08
Fatos Klosi

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se për të padia e ish-kryeministrit Berisha ndaj sekretarit amerikan të shtetit është një bllof që i duhet para mbështetësve të tij.

“Bllofi duhet. Berisha e ka luajtur gjithë kohën. Bllofi duhet para njerëzve të tij, para atyre që e kanë mbështetur për të treguar që ‘shiko, unë jam i ndershëm, bile guxoj të hedh në gjyq sekretarin e shtetit, guxoj të kërkoj të drejtën time, në nivele të tilla të larta, që shqiptarët se imagjinojnë dot’.

Është i vetmi që e ka bërë këtë gjë. Dallohet që ëhstë një bllof.

Për mua është absolutisht një bllof. Nuk ka shanse të bëhet gjyq, kur një palë është Departamenti i Shtetit dhe pala tjetër…”, shprehet Klosi në Spotlight.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat