Klodiana Lala jep alarmin/ “Policia të blindojë Vlorën”

Shqipëria

Klodiana Lala jep alarmin/ “Policia të blindojë Vlorën”

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:43
Klodiana Lala

Vrasjet e njëpasnjëshme në Vlorë kanë rikthyer panikun tek qytetarët.

Në katër muaj janë ekzekutuar katër persona nga breshëritë e armëve.

Gazetarja investigave, Klodiana Lala, ka apeluar që Policia të blindojë Vlorën, ndryshe nuk ka pse të ftohen turistët.

“Policia të blindojë Vlorën, ndryshe mos ftoni turistët”, shkruan Lala në rrjete sociale.

Një natë më parë, Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët.

Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat