‘Kalimi kufitar në Kapshticë’/ Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Shqipëria

‘Kalimi kufitar në Kapshticë’/ Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar sot se duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Postimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t'i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.

Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF.

Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë).

Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat