Kandidatja për kryetare në PD paralajmëron zhvillime të bujshme: Në politikën shqiptare ka rënë një bombë atomike

Shqipëria

Kandidatja për kryetare në PD paralajmëron zhvillime të bujshme: Në politikën shqiptare ka rënë një bombë atomike

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:43
Kuvendi i Shqipërisë

Kandidatja për kryetare në PD, Edith Harxhi ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare.

Ajo tha se shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha është një lajm i trishtë.

SHBA jep superlajmin për luftën ndaj koronavirusit

Pjesë nga intervista në News24

Ishte lajm i trishtë, ditë e vështirë për demokracinë shqiptare. Pata ndjenjë jo të mirë, pata emocion kur e dëgjoba. Nga ana tjetër mendoj që Berisha ka bërë një hap, një gjest shumë interesant dhe të guximshëm për të mbrojtur nderin e dinjitetin siç ka theksuar ai. Shpresoj ta vazhdojë këtë rrugë sepse në mënyrë të qartë bëri një ndarje mes tij që është individuale dhe PD. Fakti që ai nuk është kryetar e ndihmon procesin e të ardhmes në PD.

Ky qëndrim nuk mund të ndryshojë me asgjë, do të vazhdojë dhe unë si transatlanticiste që jam, mendoj e gjykoj që çfarëdo e sido që të jetë SHBA do të ngelen aleati ynë më i fortë, jo vetëm i Shqipërisë dhe PD

Pritej kjo gjë?

Nuk e prisja, personalisht nuk e dija. Ishte e papritur si vendim. Normalisht, në situatën aktuale në Shqipëri mendja të shkon që qeveria aktuale me korrupsion duhet të ishte jo non-grata, por shumica e ministrave duhet të ishin non-grata/ Por edhe mediat ndërkombëtarë, organizatat që i kanë bërë jehonë korrupsionit në qeveri, krimin e organizuar, të sjellin faktin që në këto 8 vite Shqipërinë e ka qeverisur Edvin Rama. Ai duhet të ishte përgjegjës para çdo drejtësie.

Shoh diçka shumë interesante, shoh që në politikën shqiptare ka rënë një bombë atomike. E shoh tek politikanët që i frikësohen shumë çdo verdikti gjyqësor, se tek Berisha nuk kemi verdikt gjyqësor. Kjo është kambanë alarmi, vetë heshtja e shumë politikanëve të lartë, si Ramën edhe liderin e opozitës. Statusi i tij nuk ishte solid, por nga halli që të mbante balancë. Edhe reagimi i Metës është vonë. Nuk është problemi që ka patur vetëm ndalim non grata për Berishën e familjen. Kjo është hera e parë në këto përmasa në Shqipëri.Gjithmonë mendoj se ka filluar për së mbrapthi. Pavarësisht që nuk e paragjykoj politikën e SHBA, kam qenë bashkëpuntorë e ngushtë e DASH, bashkëpunoj ende me organizata. Ndoshta nuk ishte radha.

Këto janë çështje të drejtësisë ndërkombëtare. Jam e bindur që Berisha e ka menduar mirë, ka njohjet e duhura. Besoj do e bëjë betejë individuale. Nuk e paragjykoj dot as fillimin, as fundit.

Keni komunikuar me Berishën?

Kam marrëdhënie të mira, kam pasur shumë të mira, i kam mbajtur edhe pas largimit nga qeveria. Ka kontribut në PD dhe politikë, janë të pamohueshme. Çështjet e tjera gjyqësore janë përtej meje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat