Abuzimet seksuale, sociologët: Ndërgjegjësimi i viktimave për të denoncuar është i vështirë

Shqipëria

Abuzimet seksuale, sociologët: Ndërgjegjësimi i viktimave për të denoncuar është i vështirë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:15
Foto

Krimet seksuale në Shqipëri sa vijnë edhe shtohen.

Rasti i fundit i përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë solli një reagim të ashpër nga qytetarët dhe  aktivistët e shoqërisë civile.

Ndërgjegjësimi i viktimave për të denoncuar dhunuesit, sipas sociologëve do të jetë gjithmonë i vështirë.

"Një shoqëri ku njerëzit kanë një sistem të fuqishëm lidhjesh vetjake, fisnore, shoqërore, miqësore një dukuri e tillë e publikuar është një hije që e ndjek pas vajzën. Ka ardhur koha që të bëhen studime komplekse psikologjike dhe juridike se çfarë masash mund të merren në mënyrë që të ulet sa më shpejt dhe mundësisht mos ketë asnjë rast përdhunimi të vajzave dhe grave shqiptare," shprehet sociologu.

Për Altin Hazizajn, shërbimet që ofrohen nga institucionet vendore për viktimat e dhunës seksuale janë inekzistente.

"Shqipëria ka të paktën 10 vjet që ashpërson masat dhe dënimet përsa i përket krimeve seksuale dhe nga ana tjetër brenda këtij 10-vjeçari ne shikojmë një trefishim të krimeve. Ne kemi nevojë që përfundimisht të edukojmë fëmijët, prindërit dhe shoqërinë. Krimet seksuale nuk janë dënim për atë që është viktima e abuzimit seksual, por duhet të jenë dënim dhe ndëshkim për atë që ka kurajo dhe guxim të dhunojë fëmijën," thotë Hazizaj.

Kontrolli shtetëror i pornografisë për te mitur, është një tjetër aspekt që do të ndihmonte në uljen e rasteve. Sipas të dhënave nga qendra e menaxhimit të krizave për dhunën seksuale, që nga viti 2018 e deri më tani janë regjistruar më shumë se 70 raste. 80% e viktimava janë të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat