Eksperti i sigurisë jep alarmin për Shqipërinë: Vlora po i ngjan Palermos! Ja çfarë fshihet pas ekzekutimeve

Shqipëria

Eksperti i sigurisë jep alarmin për Shqipërinë: Vlora po i ngjan Palermos! Ja çfarë fshihet pas ekzekutimeve

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Ai u shpreh se Vlora dhe qytete të tjera po i ngjajnë Palermos.

Sipas tij, Spanja është kthyer në një vend ku grupet shqiptare kanë aktivitetet e tyre të paligjshme përsa i përket drogës dhe kur vijnë në territorin shqiptar lajnë hesapet e tyre.

"Këto ngjarje kriminale janë bërë jo vetëm ngjarje të ditës, por janë kthyer në një shqetësim dhe monotoni. Vlora dhe disa qytete të tjera po i ngjajnë Palermos. Grupe të organizuara, të mirë armatosura me kallashnikov dalin në pritë dhe realizojnë ekzekutimin e viktimave të tyre. Këto ngjarje të rënda duan një veprim radikal të policisë së shtetit. Ngjarja e fundit që ndodhi dje në Vlorë është një ngjarje shumë e rëndë. Siç duket ngjarjet lidhen me vendet ku ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre, pasi viktima ishte kthyer nga Spanja. Spanja është kthyer në një vend ku grupet shqiptare kanë aktivitetet e tyre të paligjshme përsa i përket drogës dhe kur vijnë në territorin shqiptar lajnë hesapet e tyre. Është më e lehtë ta bëjnë në Shqipëri sesa në një vend të huaj sepse policia ka një nivel më të lartë."

Sipas ekspertit Softa ekzekutimet janë pothuajse të njëjta, ku autorët kryejnë vrasjen, djegin makinë dhe humbasin gjurmët.

Ai shprehet  se policia nuk duhet të vihet në kërkim të autorëve pasi ndodh ngjarja, por  duhet të përpiqet t'i evidentojë këto raste që mos ndodhin problematikat”, tha Softa për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat