Rindërtimi, Rama poston videon nga lagjja e re Rilindja në Fushë-Krujë

Shqipëria

Rindërtimi, Rama poston videon nga lagjja e re Rilindja në Fushë-Krujë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:18
Lagjja e re Rilindja në Fushë-Krujë

Rindërtimi vijon në të gjithë vendin, ku edhe qyteti i Fushë-Krujës po merr tashmë një tjetër pamje.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Fushë-Krujë, e më saktë nga lagjja e re "Rilindja".

"Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ju uroj një të diel të bukur", shkruan ai.

Janë 128 shtëpi dhe 15 pallate që po rindërtohen në këtë lagje të Fushë-Krujës.

Ndërkohë, më herët ministri Ahmetaj është shprehur se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat