Shpallën non grata Sali Berishën, Ylli Manjani jep mesazhin e fuqishëm për DASH

Shqipëria

Shpallën non grata Sali Berishën, Ylli Manjani jep mesazhin e fuqishëm për DASH

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:36
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me shpalljen non grata të Sali Berishës. Manjani shprehet se DASH, nuk mund të përçudnojë persona pa referenca në vendime gjykate.

Postimi i Manjanit:

"Çdo njeri është i pafajshëm derisa ti provohet fajsia me një vendim gjykate nëpërmjet një procesi të rregullt".

Ky është parim i përbotshëm dhe i çdo kohe.

Ky parim qëndron në themel të të gjirha dokumentave legalë të shteteve dhe në ato ndërshtetërore.

Padyshim ky parim është në themelin e Kushtetutës Amerikane dhe në praktikën e çdo gjykatësi apo avokati amerikan.

Me pak fjalë ky parim nënkupton detyrimisht, mos etiketikim e askujt si kriminel apo shkelës ligji pa iu referuar një vendimi gjyqsor të formës së prerë.

E theksoj vendimi gjyqësor të formës së prerë, jo lajmeve të portaleve apo thashethemeve të kafeneve. Aq më tepër një zyrë shteti nuk mund të marrë pozicione zyrtare kundër një individi mbi thashetheme.

Ky është parimi. Dhe sa më takon e kam cituar të të gjitha rastet e debatit publik në vend (Sajmiri, Gjushi, Toma, Berisha etj).

Parimi vlen për të gjithë.

Vlen edhe për DASH, i cili nuk mund të përçudnojë persona pa referenca në vendime gjykate. Edhe një gjobë për parking të gabuar kërkon proces të rregullt, jo më deklarimi i tjetrit si "i korruptuar"!!

Kjo është llogjikë, jo demonstrim force. As ushtrim budallëku. Se mund të jesh i fortë, por s'është e thënë të jesh i drejtë.

Parimet prandaj janë që të garantohet e drejta. Nëse bie kjo llogjikë parimore, atëhere kushdo ka të drejtë të shpallë të korruptuar e kriminel çdokënd. Ky është kaos dhe nga një kaos i tillë edhe zyrtarët Amerikanë mund të etiketoheshin si të korruptuar... Në fakt lobbimin neve e kemi vepër penale (ushtrim i ndikimit të paligjshëm).

Prandaj duhet të referohemi të parimi. Ky është konvencioni mbi të cilin njerëzia janë marrë vesh deri më sot.

Por po mësojmë se DASH dhe vartësit e tij në Tiranë, qenkan mbi këtë parim të jurisprudencës ndërkombëtare...

Hajt më, sa të rrojmë do mësojmë.

Por asgjë e mirë nuk vjen nga reagimet jo parimore.

*****

P.S. Qëllimi këtu është të merremi vesh ne me njëri tjetrin jo ti japim mend dynjasë. As tu mbushim mendjen tifozëve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat