NATO “blindon” Tiranën, Rama dhe Meta “përplasen” në sheshin “Nënë Tereza”

Shqipëria

NATO “blindon” Tiranën, Rama dhe Meta “përplasen” në sheshin “Nënë Tereza”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:33
Edi Rama, Yuri Kim dhe Ilir Meta

(E plotësuar 12:25) - Këtë të diele në Tiranë ka zbarkuar “Defender Europe 21”. Kjo me qëllimin që Forcat e Armatosura të jenë më afër qytetarëve.

Në ceremoninë e stërvitjes ushtarake “Defender 21” që u mbajë të sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.

Edhe njëherë u cilësua historike stërvitja “Defender Europe 21”, ku u theksua edhe se Shqipëria është në mikë e vërtetë e Amerikës.

Shefi i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor, Bajram Begaj është shprehur se shërbimi ushtarak i forcave të armatosura është detyrim, por edhe krenari e dinjiteti i Shqipërisë.

Begaj: Ushtarakët shqiptarë do të jenë të gatshëm për çdo mision

“Sot qytetarët e Tiranës mund t’i ndjekin, bisedojnë më afër me heronjtë të vërtetë, profesionistët ushtarakë, të vendit tonë dhe popullit mik amerikanë të cilët stërviten së bashku për të mbrojtur vlerat e përbashkëta euroatlantike[...]Në këtë ditë dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje për aleatin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i garantoj ata dhe gjithë aleatët e NATO-s se ushtarakët shqiptarë do të jenë të gatshëm për çdo angazhim dhe mision sa herë që kërkohet nga aleatët dhe aleanca dhe të autorizohet nga autoritetet e vendit. Ne do të jemi garant me besën dhe besnikërinë e shqiptarit, me vullnetin dhe profesionalizimin ushtarak për të qëndruar krah për krah me kolegët tanë amerikanë dhe të aleancës edhe në situata më të vështira. Ne jemi një forcë e vogël në numër, modeste në kapacitetet por kudo ndodhur për komunitetet dhe emergjencat e vendit të dislokuar dhe angazhuar në pikat e nxehta të vendit përkrah forcave ushtarake të aleatëve por jo vetëm”, tha ai.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yur Kim në fjalën e saj para të pranishmëve në ceremoninë e stërvitjes ushtarake tha se Shqipëria është një mike e vërtetë për Shqipërinë.

Kim: Amerika ka një mike të vërtetë dhe të guximshme dhe nuk ka më të fortë se Shqipëria

“Ne dimë nga ato përvojat se Amerika e ka një mike të vërtetë dhe të guximshme, një aleate që nuk ka më të fortë dhe më të vërtetë se Shqipëria. ‘Defender Europe 21’ hap një rrugë të re entuziazmues për bashkëpunimin e madh strategjik[..]në vlerësojmë se pavarësisht nga dallimet që mund të ndajnë njerëzit kohë pas kohe, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishme në shistori dhe se të gjithë ju sikurse të gjithë ne jemi të bashkuar në marrëdhënien tonë se kjo marrëdhënie mes SHBA-së dhe Shqipërisë është e rëndësishme se marrëdhënia mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi gjithçka tjetër[...]SHBA qëndron me ju në kërkesën tuaj për një Shqipëri të pavarur dhe të lirë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të rëndësishme. Këto detyra janë të vështira por jo të pamundura. Jemi krenarë që jeni aleat me ne këtu sot, krahë për krahë përgjithmonë”, tha ajo.

Stërvitja e ushtarëve përkrah trupave amerikanë po bëhet për t’i dhënë vendit siguri, stabilitet, paqe dhe qetësi qytetarëve. Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi: Ushtarët tanë po stërviten për t’i dhënë siguri e qetësi qytetarëve

“Në tokë, në det, në ajër në gjithë hapësirat shqiptare mijëra trupa amerikane përkrah pothuajse 1 mijë forcave tona të armatosura janë duke u stërvitur për të treguar forcën tonë, forcën e aleancës sonë, për t’i dhënë siguri, paqe, stabilitet dhe qetësi qytetarëve tonë. Ndaj e kemi vlerësuar shumë të rëndësishme që t’i sjellim qytetarët, civilët pranë përpjekës sonë ushtarake dhe ka vetëm një qëllim kjo përpjekje që të mbajë paqen, të forcojë demokracinë, të na bëjë të flemë të qetë dhe të jemi më të sigurt për të ardhmen. Jam i lumtur që jetoj në një vend që forcat e armatosura janë kaq pranë dhe kaq të mirëpritura nga qytetarët shqiptarë[...]i kemi dhënë mundësinë sot qytetarëve të Tiranës që ta prekin me dorë se çdo të thotë të jesh krenar që je shqiptar”, tha ministri Peleshi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi ushtarakët, dhe veçanërisht ambasadoren Yuri Kim.

Ai e quajti shfaqje të bukur “zbarkimin” e “Defender Euope 21” në Tiranë, por që nënvizoi se një ekspozitë sikurse kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Rama: Kjo shfaqje nuk do të ishte nëse nuk do të kishte qenë mbështetja e Amerikës

“Dua të nënvizoj dhe faktin që në ndërkohë edhe vetë kjo shfaqje e bukur apo ekspozitë për t’iu dhënë mundësi qytetarëve që të vijnë dhe vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal nuk do ishte e tillë sot nëse nuk do kishte qenë mbështetja konkrete e qeverisë së SHBA-ve për rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të ushtrisë shqiptarë, sa për burimet njerëzore aq dhe në aspektin e modernizimit të Forcave tona të Armatosura me mjete e logjistikë të fjalës së fundit. Unë kam shumë besim dhe bazuar në bisedat me gjeneralët që na nderuan me praninë e tyre në hapjen e kësaj stërvitjeje por dhe në bashkëbisedimin e vazhdueshëm me ambasadoren e SHBA-ve se ne do të hedhim hapa të tjerë kuptimplotë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh Rama.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

Pas përplasjes së fortë, Meta shtrëngon duart me ambasadoren amerikane

Ceremonia e organizuar këtë të diel në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, bëri bashkë presidentin Ilir Meta, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama.

Pas përplasjeve të forta, kreu i shtetit ka shpërndarë një foto të tij gjatë shtrëngimit të duarve me ambasadoren.

Image

Kujtojmë që në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, Presidenti Ilir Meta sulmoi ashpër ambasadoren duke e akuzuar se po "ndërhyn në punët e Shqipërisë".

Yuri Kim deklaroi para disa ditësh në lidhje me këtë çështje se deklaratat e saj janë qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo opinione personale.

 

Nga ana tjetër, Meta ka hapur edhe një front të ri lufte, pasi dje u përplas edhe me DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Image

Rama i preu fjalën/ Meta "hakmerret" ndaj kryeministrit, nuk përmend as emrin e ambasadores

Presidenti Ilir Meta foli i fundit në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në kuadër të stërvitje së armatosur “Defender Europe 21”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i ndërpreu transmetimin në Facebook, kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta, vlerësoi SHBA-të që zgjodhën pikërisht Shqipërinë që të realizohej kjo stërvitje.

Presidenti u shpreh se Shqipëria ka treguar në këtë stërvitje profesionalizëm, si dhe ka shpalosur virtytet tradicionale që mbart, siç janë, besnikëria dhe mikpritja.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.

NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.

Kreu i shtetit, në fjalën hapëse, shmangu si me stil përshëndetjen e ambasadores Kim, të cilës nuk iu drejtua në emër. Presidenti nuk iu drejtua me emër as kryeministrit. Nga ana tjetër, Rama nuk e përmendi fare në fjalën e tij presidentin, ndryshe nga ambasadorja që zbatoi protokollin.

“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zonja përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.", tha Meta në fjalën hapëse.

Kujtojmë se presidenti është futur në një kurs përplasjeje me SHBA. Fillimisht, para zgjedhjeve, kreu i shtetit sulmoi ambasadoren, duke e kritikuar se "ndërhyn në punët e brendshme", ndërsa dje sulmoi edhe DASH, pas shpalljes "non grata" të Sali Berishës.

Rama injoron sërish Metën, bën lëvizjen e papritur sapo presidenti nisë të flasë në podium

Defender 21 bashkoi sërish presidentin Ilir Meta me kryeministrin Rama dhe ambasadoren Kim, por duket tensioni që ka tension mes tyre.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij nuk e përmendi fare presidentin Ilir Meta, ndërsa i ndërpreu edhe transmetimin sapo mori fjalën.

Rama ndërpreu transmetimin në facebook të aktivitetit, sapo Ilir Meta iu drejtua podiumit.

Kjo është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë.

Image

Yuri Kim përmend Skënderbeun: Marrëdhënia shqiptaro-amerikane mbi çdo gjë, jemi me ju

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cilësoi Shqipërinë një aleat të fortë. Kim deklaroi gjatë ceremonisë “Defender 21” përballë presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama se marrëdhënia mes amerikanëve dhe shqiptarëve vlerësohet mbi gjithçka ndërsa shtoi se SHBA do vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë teksa merr detyra të vështira.

“Presidenti Meta, kryeministër Edi Rama, të dashur miq çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona në stërvitjen “Defende r21”. Është një moment historik për aleancën e NATO-s dhe demonstrimi e një suksesi ushtarak.

Në javët e fundit ushtarë nga shumë vende janë stërvitur së bashku në Shqipëri, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë dhe në ajër. Defender 21 ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Gjëja e parë që shoh që më bën të lumtur janë shqiptarët dhe amerikanët që punojnë me njëri tjetrit.

Ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume. Vlerësojmë mikpritjen dhe janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleatë. Ne vijmë nga ato përvoja që Shqipëria është një aleate e fortë. Ushtarët amerikanë do të kthehen në Shqipëri për të forcuar partneritete. Defender 21 pasqyron angazhimet. E vlerësojmë që të gjithë ju e dini që ndodhemi në një moment historik.

Jemi të bashkuar se kjo marrëdhënie mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qëndrojmë me ju sot me solidaritet të fortë për një Shqipëri demokratikë të pavarur dhe të fortë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të vështira që nuk janë të pamundura. Nëse është dikush që mund të sfidojë vështirësitë ky është populli shqiptar. Skëndërbeu është simbol uniteti, qëndrueshmërie dhe vizioni, Jemi krenarë që jeni me ne si aleatë këtu sot”, u shpreh Kim.

Image

Rama falënderon Yuri Kim: I ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim për rolin e saj në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë  e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, Rama tha se diplomatja me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënies mes dy shteteve. Kryeministri u shpreh se miqësia Shqipëri-SHBA do jetë e përjetshme.

“Duhet t’i bëj një falenderim të posaçëm ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënies mes dy shteteve. Duke mbështetur kërkesat dhe nevojat e vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të drejtësisë. Besimi që SHBA ka treguar me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake, e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në rajonin tonë.

Uroj që miqësia e madhe Shqipëri –SHBA të jetë e përjetshme dhe siç tha ambasadorja të vazhdojë të jemi krah për krah, sot nesër dhe përgjithmonë.”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi edhe përkushtimin e FA, e cila sot renditet krah ushtrive më të mëdha të globit.

“Dëshiroj që përveç mirënjohjes për të gjithë ata me uniform që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre të shpreh mirënjohje edhe për familjet e tyre. Familje që sakrifikojnë çdo ditë që janë të parat që preken nga emocione për shkak të përfshirjes së familjarëve të tyre në FA. Sot dua të falenderoj të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje domethënëse nga SHBA dhe të gjithë vendet e tjera.”, tha Rama.

Image

 Ceremonia bën bashkë Metën, Ramën dhe Yuri Kimin

Forcat e NATO-s të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së armatosur “Defeder Europe 21”, kanë zbarkuar këtë të diel në Sheshin “Nënë Tereza”.

Kjo bëhet për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin nga afër autoblindat, mjetet ushtarake, por edhe të bisedojnë disa çaste me ushtarët vendas e të huaj.

Në kuadër të këtij zhvillimi, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua një ceremoni, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama ambasadorja e ShBA-ve, Yuri Kim dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kujtojmë se edhe ditën e pritjes, në portin e Durrësit, dy krerët e shtetit u bënë bashkë, por, në lidhjen direkte në “Faceebook”, në momentin që Presidenti Meta mori fjalën Presidente, kryeministri Rama, e ndërpreu transmetimin dhe e përfundoi para kohe takimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat