Rama e ‘injoroi’ në prani të Yuri Kim, Ilir Meta ‘hakmerret’ në këtë mënyrë

Shqipëria

Rama e ‘injoroi’ në prani të Yuri Kim, Ilir Meta ‘hakmerret’ në këtë mënyrë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:22
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta foli i fundit në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në kuadër të stërvitje së armatosur “Defender Europe 21”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i ndërpreu transmetimin në Facebook, kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta, vlerësoi SHBA-të që zgjodhën pikërisht Shqipërinë që të realizohej kjo stërvitje.

Presidenti u shpreh se Shqipëria ka treguar në këtë stërvitje profesionalizëm, si dhe ka shpalosur virtytet tradicionale që mbart, siç janë, besnikëria dhe mikpritja.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.

NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.

Kreu i shtetit, në fjalën hapëse, shmangu si me stil përshëndetjen e ambasadores Kim, të cilës nuk iu drejtua në emër. Presidenti nuk iu drejtua me emër as kryeministrit. Nga ana tjetër, Rama nuk e përmendi fare në fjalën e tij presidentin, ndryshe nga ambasadorja që zbatoi protokollin.

“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zonja përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.", tha Meta në fjalën hapëse.

Kujtojmë se presidenti është futur në një kurs përplasjeje me SHBA. Fillimisht, para zgjedhjeve, kreu i shtetit sulmoi ambasadoren, duke e kritikuar se "ndërhyn në punët e brendshme", ndërsa dje sulmoi edhe DASH, pas shpalljes "non grata" të Sali Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat