Peleshi ftesë të rinjve: Ktheni sytë nga akademia ushtarake, mundësi e artë për karrierë

Shqipëria

Peleshi ftesë të rinjve: Ktheni sytë nga akademia ushtarake, mundësi e artë për karrierë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:30
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pati një thirrje për të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave Ushtarake duke studiuan pranë akademisë ushtarake. Peleshi deklaroi se kjo akademi do pasurohet nga viti në vit me degë të reja.

“Kjo është stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor e udhëhequr nga aleatët tanë. Sot e kemi sjellë këtë stërvitje këtu në zemër të Shqipërisë dhe Tiranës. Kemi zhvilluar një ditë të hapur, në Durrës, Vlorë, sot në Tiranë dhe të martën në Kuçovë. Në tokë, në det dhe ajër. Mijëra FA janë duke u stërvitur për të treguar forcën tonë për të dhënë siguri paqe dhe stabilitet.

Jam i lumtur që jetoj në një vend ku FA janë kaq pranë qytetarëve. Sipas shumë sondazheve FA gëzojnë besim të plotë në krahasim me institucionet e tjera. Kemi rreth 1000 efektivë të FA që stërviten me dinjitet krah SHBA dhe NATO-s.

I bëj një ftesë të rinjve ta shohin në karrierën e tyre si mundësi të artë pjesëmarrjen në FA, studimet pranë akademisë ushtarake që do pasurohet nga viti në vit me degë të reja që i bëjnë të rinjtë të aftë jo vetëm në përvojë ushtarake por edhe në jetën civile në të ardhmen”, deklaroi Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat