Gara për kreun e PD bëhet më e fortë, dalin edhe 4 kandidatë të tjerë në minutën e fundit

Shqipëria

Gara për kreun e PD bëhet më e fortë, dalin edhe 4 kandidatë të tjerë në minutën e fundit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:32
PD

(E plotësuar 20:48) - Janë zbuluar emrat e 4 kandidatëve të tjerë që kanë plotësuar formularët për të garuar në zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e Partisë Demokratike.

Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari janë 4 kandidatët që kanë plotësuar formularin në minutat e fundit.

Në garë janë edhe kryetari aKtual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe dy kandidaturat e grupimit “Për PD-në”, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu dhe po shqyrton kandidaturat, ndërkohë që kryetari Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

4 kandidatë për kryetar të PD

Kryesia miratoi pasditen e kësaj të diele emrat e katër kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, që do të mbahen më 13 Qershor. Ata janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Në total ishin 9 kandidaturat e shqyrtuara nga Kryesia, e cila vendosi përjashtimin e 5 prej tyre me arsyetimin se nuk kanë qenë të angazhuar mjaftueshëm në fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe nuk kanë kontribuuar për interesant politike të kësaj force gjatë kohës që kanë qenë anëtarë.

Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat