Mbi 716 mijë të vaksinuar në Shqipëri, mbi 243 mijë prej tyre me dozën e dytë

Shqipëria

Mbi 716 mijë të vaksinuar në Shqipëri, mbi 243 mijë prej tyre me dozën e dytë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Teksa vaksinimi po vazhdon në Shqipëri edhe me 60 mijë doza të vaksinës Sinovac.

Numri i të vaksinuarve atje ka arritur në 716 mijë e 616 ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu.

Nga 716 mijë e 616 të vaksinuar, 243 mijë e 776 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

“Vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershori”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat