A duhet Berisha të heqë dorë nga mandati i deputetit pas shpalljes “non grata”? Demokrati i njohur jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A duhet Berisha të heqë dorë nga mandati i deputetit pas shpalljes “non grata”? Demokrati i njohur jep përgjigjen e prerë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:34
Sali Berisha

Kandidati i Partisë Demokratike në Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit, Roland Bejko komentoi vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas Bejkos, Berisha ka bërë një qasje korrekte me Partinë Demokratike, nuk është bërë barrë.

“Ish-kryeministri tha edhe vetë se është një çështje personale dhe do ta zgjedh vetë. Partia Demokratike nuk ka asnjë lloj mundësie për ta ndihmuar Berishën në këto momente. PD nuk mund t’i japë vetes një  vokacion anti-amerikan”, tha Bejko në “Breaking”.

Sipas tij, kryetari që do zgjidhet në krye të PD-së duhet që të krijojë një raport konkret dhe produktiv me Amerikën.

“Lideri i ri duhet të përmirësojë imazhin e Partisë Demokratike. PD bën shumë punë, por është keq në PR. Amerika duhet të jetë aleati i parë strategjik”, tha Bejko.

Ndërsa i pyetur nëse Berisha duhet të largohet nga posti i deputetit ashtu siç bëri Tom Doshi, Bejko u shpreh se DASH nuk e ka një kërkesë të tillë për ish-kryeministrin.

“Doshi e pranoi fajin dhe u largua nga Kuvendi pas këmbënguljes së DASH dhe ambasadës amerikane. Për Berishën nuk kemi një kërkesë nga DASH  që të mos jetë në Kuvend, dhe nuk e ka pranuar fajin dhe po ndjek një rrugë gjyqësore”, shtoi Bejko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat