Harxhi: Vendimi për Berishën, një ditë e trishtë e shkundi PD-në! Basha ka marrë peng partinë!

Shqipëria

Harxhi: Vendimi për Berishën, një ditë e trishtë e shkundi PD-në! Basha ka marrë peng partinë!

Më: 24 maj 2021 Në ora: 21:40
Edith Harxhi

Në Open zonja Edith Harxhi e quajti një ditë të trishtë , ditën kur u shpall vendimin për non grata për ish -kryeministrin Berisha.

Ajo komentoi në Open edhe garën në PD.

Harxhi: Pranova të kandidoj sepse gara nuk është thjesht një numër, por sfidë kam 30 vite kontribut në parti pavarësisht kushteve dikush duhet që ta bëjë këtë. Ti dalë para kryetarit, atij që ka marrë peng partinë pas 4 humbjeve.

Dua të përfaqësoj idealet e 90, të gjithë lëvizjen antikomuniste dhe PD duhet të ketë një vizion të ri.

U  manipuluan zgjedhjet apo i humbi PD? 

Jo vetëm që i manipuloi, por tjetërsimi i votës ka ndodh shumë para, por nuk ka prova të mjaftueshme që të kontestohen ne gjykatë, dhe monedha ka dy anë, PD nuk i fitoi se nuk pati besim tek ajo.

PD duhet të shkojë patjetër në Kuvend, është përfaqësimi i sovranit. Ka qenë gabim i madh largimi në 2019 dhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 2019.
Fjala manipulim është e madhe , thashë është tjetërsuar, edhe në ditën e votimit. Prandaj kontestimi duhet bërë mbi bazat e mëparshme. PD duhet të jetë pjesë e institucioneve.

Po për Berishën? 

Ka qenë një ngjarje e trishtë, PD ka marrë një shkundje të fortë, se Berisha mbetet një personalitet me kontribut të padiskutueshëm në PD dhe demokraci, unë jam shokuar nga vendimi.

Ishte akt interesant , fakti që e ktheu në akt individual. Nuk është një çështje Berisha vs Amerika, shof që Amerika e ka trajtuar apo Blinken më mirë, ai e ka trajtuar individualisht këtë gjë, duhet të ndajmë për çfarë është Amerika dhe çfarë PD.
Vendim i duhur i zotit Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat