Shifrat e infektimeve drejt zeros, Tomini zbulon kur mund të ndryshojnë masat anti-Covid

Shqipëria

Shifrat e infektimeve drejt zeros, Tomini zbulon kur mund të ndryshojnë masat anti-Covid

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:22
Eugena Tomini

Shqipëria regjistroi sot numrin më të ulët të infektimeve, me vetëm 6 raste të reja nga 2020 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Edhe situata në spitale duket pozitive, ku numri i të shtruarve ka rënë në 57.

Duke marrë shkas nga situata epidemiologjike dhe nga ritmi i vaksinimit, pyetja që shtrohet është se kur do të lirohen masat kufizuese dhe si do të jetë vera.

Eugena Tomini, zëvendësministre e Shëndetësisë, u shpreh në A2 se Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë dukë të rishikojë masat në javën e parë të qershorit.

“Komiteti vlerëson situatën epidemiologjike. Duke pasur një ecuri të qëndrueshme të rasteve pozitive dhe atyre që kërkojnë shtrim në spital. Në fillimin e javës së parë të qershorit do të rivlerësohen masat, ashtu siç diskutohen sa herë që mblidhet komiteti i ekspertëve”, ka deklaruar Tomini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat