Nexhmedin Spahiu: Vendimi i DASH për Berishën mesazh për politikanët e tjerë, të tregojnë kujdes

Shqipëria

Nexhmedin Spahiu: Vendimi i DASH për Berishën mesazh për politikanët e tjerë, të tregojnë kujdes

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:20
Nexhmedin Spahiu

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Log.”, politologu Nexhmedin Spahiu, tha për gazetarin Endri Xhafo se vendimi i DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, ishte një mesazh edhe për politikanët e tjerë.

Ndërsa u shpreh se ky vendim në Kosovë ishte i papritur, Spahiu shtoi se politikanët duhet të tregojnë kujdes për veprimet që do të ndërmarrin gjatë kohës që janë në pushtet, pasi me këtë vendim, sipas Spahiut u tregua që politikanët mund të goditen kur nuk janë në pushtet.

“Shpallja “non-grata” e Berishës ishte e papritur. Besoj që mund të jenë dy arsye, që t’i bjerë samarit që marrë vesh gomari. Po ashtu është një vendim me anë të së cilit besoj që synohet t’i tregohet politikanëve që tani të kenë kujdes për veprimet që do të bëjnë, sepse mund të mos goditen kur janë në pushtet, por goditja mund të vijë kur të mos jenë në pushtet”, u shpreh Spahiu.

Më tej politologu Nezhmedin Spahiu shtoi: Asgjë në Kosovë nuk befason më. Vendimi për Berishën ishte pak lajm i befasishëm, por opinioni publik në Kosovë nuk është i bindur se Sali Berisha është më i korruptuar se Rama apo Meta. Në përgjithësi për të gjithë politikanët qytetarët janë të mendimit se janë njerëz të korruptuar.

Ndërkohë gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, analisti Nazarko tha se Meta e ka tejkaluar Berishën.

“Ai po e quan vendimin një fletë- rrufe, pra po akuzon Amerikën. Ai tregon padiskutim trimëri, qëndrimi i tij është i fortë”, tha Nazarko, duke shtuar: “Presidenti i Shqipërisë sot është duke i thënë Amerikës që t’i po boton fletërrufetë që po t’i porosit Rama, fiks në ditën e zgjedhjeve. Lëvizja është politike në frymëzim, por do të vendosë në lëvizje edhe drejtësinë”.

Për analistin Neritan Alibali, ish-kryeministri Sali Berisha vendosi që çështjen ta hapë në Francë për të detyruar sekretarin e Shtetit, të paraqese provat.

“Berisha e ka hapur çështjen në Francë për të detyruar Sekretarin e Shtetit të paraqesë provat”, tha Alibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat