KiE nxjerr raportin: Shqipëria, jo përmirësim të dukshëm në luftën kundër pastrimit të parave

Shqipëria

KiE nxjerr raportin: Shqipëria, jo përmirësim të dukshëm në luftën kundër pastrimit të parave

Më: 25 maj 2021 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, theksohet në raportin e MONEYVAL.

Si rezultat i vlerësimit të bërë në vitin 2018, u identifikuan ,angësitë me pajtueshmërinë teknike në lidhje me sanksionet e synuara financiare, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.

MONEYVAL ka ekzaminuar një sërë masash legjislative, rregullatore dhe institucionale të zbatuara nga Shqipëria për të adresuar këto mangësi. Ai zbuloi se vetëm disa hapa pozitivë u morën nga autoritetet në lidhje me sanksionet financiare të synuara, të cilat nxitën që vlerësimi të ndryshonte nga “jo i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”.

Raporti gjithashtu mbuloi zbatimin e kërkesave të reja ndërkombëtare për pasuritë virtuale, duke përfshirë, ndër të tjera, monedhat virtuale më të shquara (Bitcoin, Ethereum, etj.) dhe ofruesit e këtyre pasurive. Vlerësimi i Shqipërisë për zbatimin e këtij rekomandimi është ulur nga “kryesisht i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”. Ndërkaq, vlerësimet e tjera mbeten të pandryshuara.

MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të mbetet në procedurën e zgjeruar të ndjekjes dhe të raportojë përsëri për përparimin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e saj të masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat