Vdekja misterioze e 23-vjeçares/ Flet daja: Nuk ishte besimtare

Shqipëria

Vdekja misterioze e 23-vjeçares/ Flet daja: Nuk ishte besimtare

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:42
Evgjeni Baxho

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh në Tiranë ku humbi jetën në mënyrë misterioze një 23-vjeçare që ishte me origjinë nga Delvina, por jetonte në Tiranë. Ngjarja ndodhi në mesditën e 18 majit në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën “Teodor Muzaka”.

Baxho u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me qira, pasi kishte ardhur në kryeqytet për të studiuar.

Në fillim u tha se Evgjeni Baxho kishte humbur jetën pas një infeksioni në dhëmballë, por ky version u hodh poshtë nga një dokument i Policisë Gjyqësore.

Në dokument thuhej se e reja kishte disa shkrime misterioze në barkë, qafë dhe shpinë.  Në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe daja i viktimës i cili tha se ajo nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami. Ai u shpreh se nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj dhe se këtë ishte informuar nga mediat.

“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat,” tha ai.

23 vjeçarja Baxho në Delvinë jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh, ndërsa në Tiranë vajza ishte me studime.

Policia nuk dha asnjë njoftim për rastin, por pasi ngjarja u bë publike, u aludua se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat