Viti shkollor 2021-2022 fillon më 13 shtator dhe përfundon më 8 qershor

Shqipëria

Viti shkollor 2021-2022 fillon më 13 shtator dhe përfundon më 8 qershor

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:12
Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit bën më dije se viti shkollor për shkollat 9-vjeçare, do fillojë më 13 shtator të vitit 2021  dhe do të përfundojë më 8 qershor të vitit 2022.

Ndërkohë gjimnazet do fillojnë mësimin më 13 shtator dhe do të përfundojnë më 15 qershor.

Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në datat 9-30 qershor.

Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor.  Po ashtu edhe në arsimin profesional mësimi fillon në 13 shtator dhe mbaron në 20 maj 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat