Zgjedhjet/ PD flet me emra për Qarkun e Durrësit: Ja kush e deformoi vullnetin e qytetarëve

Shqipëria

Zgjedhjet/ PD flet me emra për Qarkun e Durrësit: Ja kush e deformoi vullnetin e qytetarëve

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:06
Marash Logu

Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Marash Logu, ka renditur në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pretendimet e tyre në lidhje me parregullsitë në Qarkun e Durrësit, para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Logu, foli me emra dhe përmendi individët, funksionarë të lartë të PS, të cilët sipas tij, kanë deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve.

Ai tha se gjatë kësaj kohe janë lëshuar shumë tendera, PPP, favore publike, leje ndërtimi, legalizime etj, faktorë këto që sipas tij ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve. Sakaq, ngriti akuzën dhe tha se një votë në këtë qark, është blerë nga 100 deri në 300 euro nga Partia Socialiste.

“Ne kemi kërkuar ashtu siç është bërë e qartë, kemi kundërshtuar vendimin 340 për miratimin e tabelës përmbledhëse të Qarkut të Durrës, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Durrës dhe rizgjedhje në këtë qar. PD, ka paraqitur përpara jush një material ankues me 58 faqe, e duke shpjeguar të gjitha shkeljet që kanë ndodhur në Qarkun Durrës. Konkretisht kemi parashtruar para këtij komisioni, që Ardian Çela, Vangjush Dako, Lefter Koka, Ergys Çyrbja, Rrahman Rraja, e drejtues të tjerë lokal, përfaqësues të PS, individë të PS kishin ngritur një strukturë për marrjen e votave, ndërmjet ushqimeve, parave, presioneve.

Ne kemi depozituar për këtë dy kallëzime penale në SPAK. Ajo që ne kërkojmë të provojmë është fakti që për këta shtetas, të identifikuar, ju ishin dhënë në këmbim të votës, shuma nga 100 deri në 300 euro, krahas tyre personave janë dhe emrat e patronazhistëve, që janë dhënë këto para. Sigurisht, investigimet e PD, shkojnë deri në një pikë të caktuar. Ne parashtruam po ashtu, se janë shpërndarë 115 milionë euro nga fondi i rindërtimit nga PS. Po ashtu janë shpërndarë 6 mln euro në javën e fundit të fushatës.

Fondet e rindërtimit u përdorën për zgjedhje. Ne ju treguam edhe prova të tjera për të vërtetuar ato që ne ngritëm në këtë komision. Ne i parashtruam para këtij komisioni, se shteti vendosi në dispozicion, tendera PPP dhe investime publik. Në 76 raste, ministrat, kryeministri, përdorën rindërtimin për shkaqe elektorale. Shtetas me rekorde kriminale, përfituan tendera. U refuzua e drejta për transparencë, jo vetëm e PD, por edhe e drejta e qytetarëve të Durrësit, për transparencë. Ne parashtruam se punonjësit e administratës shtetërore, janë vendosur në presion për të ofruar mbështetje për PS. Veçanërisht sollën prova se si Arben Isaku, i dërgonte mesazhe punonjësve, që braktisni vendet e punës dhe punoni për PD, kështu ka ndodhur në të gjitha administratat zgjedhore. U rrit ndihma ekonomike.

Krahas 22 provave tona, kërkuam nga ana e Komisionit, të merrte prova konkrete, për numrin e të punësuarve me kontrata të përhershme dhe të përkohshme. Kërkuam të merrnit prova në lidhje me numrin e familjeve për ndihma ekonomike. Këto prova u refuzuan. kemi denoncuar fakte të shumta, që njerëzit shpërndanin legalizime. Paraqitëm provat tona, për të pasur në dispozicion, por kërkuam që të merrnit prova për të gjitha lejet e ndërtimit që janë dhënë gjatë kësaj periudhe. Kemi parashtruar para këtij komisioni, që janë shpërndarë disa leje.

Edhe këto prova u refuzuan dy herë, duke refuzuar të drejtën tonë, të qytetarëve të Durrësit, për lejet e ndërtimit he legalizimit. Kemi parashtruar se si të dhënat personale u vodhën dhe u përdorën në fushatën elektorale. Se si Edi Rama, Taulant Balla, falënderonin patronazhistët për rezultatin e 25 prillit. Ne nxorëm në pah vendimin e Komitetit Teknik, për ndalimin e 500 mijë qytetarëve me të drejtë vote. Parashtruam edhe faktin që në Qarkun e Durrësit pati mbi 7 mijë vota të pavlefshme, pasur parasysh këtu që ndarja e mandatit mes PS dhe LSI, ishte pak vota”, tha Logu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat