E rëndë në Tiranë/ 37-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Shqipëria

E rëndë në Tiranë/ 37-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Tiranës, ndërsa njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

“Rreth orës 15:25, në rrugën “Besim Alla” dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.D., rreth moshës 37 vjeç. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat