Rinumërohen 54 kuti në Durrës/ Nuk ka ndryshim rezultati, PD humb 13 vota

Shqipëria

Rinumërohen 54 kuti në Durrës/ Nuk ka ndryshim rezultati, PD humb 13 vota

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:33
PD

Në KQZ me kërkesë të LSI-së është duke vijuar rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit, pasi kjo forcë politike kërkon marrjen e një mandati në këtë qark.

LSI e ka humbur për 136 vota mandatin që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.

Nga 54 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati.

Mësohet se PS ka humbur 2 vota, LSI ka marrë 3 vota, ndërsa PD ka humbur 13 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat