Ministri i Jashtëm gjerman nesër në Shqipëri, takohet me këta zyrtarë

Shqipëria

Ministri i Jashtëm gjerman nesër në Shqipëri, takohet me këta zyrtarë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 22:59
Michael Roth

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, pritet të nisë nesër një vizitëdyditore në Shqipëri ku ka në plan të takojë Kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashthme Olta Xhaçka dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vizita vjen pas deklaratave të hapura “pro” hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Roth deklaroi ditën e sotme përmes një postimi në Twitter se “ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.

Takimi me Kryeministrin Rama i ministrit të Jashtëm gjerman pritet të bëhet ditën e enjte në orën 18:00. Ndërkohë takimet e tjera me ministren Xhaçka dhe kryetarin e PD-së Basha pritet të zhvillohen të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat