Cerga: Banorët e Tiranës paguajnë për ujë jo të pijshëm, u faturohen borxhet e UKT-së

Shqipëria

Cerga: Banorët e Tiranës paguajnë për ujë jo të pijshëm, u faturohen borxhet e UKT-së

Më: 27 maj 2021 Në ora: 00:56
Denis Cerga

I ftuar në RTV Ora, sociologu Denis Cerga u shpreh se banorët e Tiranës faturohen për ujë të pijshëm dhe theksoi se një gjë e tillë është e tmerrshme.

Sipas tij borxhet e UKT-së kundrejt OSHEE-së, nuk mund t'i kalojnë si barrë banorëve të Tiranës te çmimi i ujit.

Cerga: Ne faturohemi për ujë të pijshëm dhe një gjë e tillë është e tmerrshme. Ne nuk furnizohemi me 24 orë, edhe pse një gjë e tillë nuk është e vërtetë, madje nuk e jemi afër. Borxhet e UKT-së kundrejt OSHEE-së, nuk mund t'i kalojnë si barrë banorëve të Tiranës.

Kjo nuk është një gjë normale që bëhet. Kryetari i bashkisë aktual e ka rritur çmimin e ujit goxha, madje dha premtime që nuk i ka mbajtur. Nga ana tjetër, këtu nuk kam parë protesta për rritjen e çmimit të ujit, energjisë elektrike apo naftës. Më duket si një apati shumë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat